“Profesionisti”, sukses në Greqi. Regjisori Leka Bungo nis një premierë të re në Korçë
Pas vënies në skenë me sukses të komedisë së Trishtë “Profesionisti” në Teatrin Petro Marko të Vlorës, shkruar nga Dushan Kovaçeviç dhe përkthyer nga Timo Flloko, trupa organizoi një turne në disa qytete të vendit. Spektatorët e Vlorës, Elbasanit, Korçës dhe Tiranës duartrokitën Spektaklin e vënë në skenë nga regjisori i njohur Leka Bungo.
Spektatorët e shumtë që ndoqën shfaqjen, provuan emocione të veçanta nga interpretimi i jashtëzakonshëm i aktorit Viktor Zhusti, në krahun e të cilit aktronte mjeshterisht Astrit Hasani.
Shfaqja më e veçantë e turnout, ishte ajo që u dha për shqiptarët Greqisë.
“Profesionisti ishte shfaqja e parë teatrore pas tridhjetë vjetësh që u dha për emigranten shqiptare në një nga teatrot jo luksoze të Athinës.
Nuse për letra
Pak ditë, pas turneut regjisori Leka Bungo udhëtoi drejt qytetit të Korçës.
Dje, ai nisi punen në Teatrin Andon Zako Cajupi për te vënë në skenë komedinë “Nuse për letra”, autor i së cilës është vetë ai.
Per realizimin e premierës se re, janë angazhuar në rolet kryesore aktorët e njohur: Guri Koço, Blerta Belliu, Zamira Kita.
Dekori i është besuar skenografit Beqo Nano. Sipari i premjerës se re, pritet të hapet për artedashësit e qytetit të Korçës gjatë muajit Prill
@NewsIn.Al
