“Pronarë të protestës”/ Reagon Edi Rama: Edhe pak me vonesë, duhet të dini dy gjëra…
Avokati Dorjan Matlija nëpërmjet një reagimi të bërë në rrjete sociale u distancua nga kapësit e mikrofonit dhe nga ata që hiqen si “pronarë të protestës”.
Deklarata e tij është komentuar dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili e quan një kthesë dhe vendim të duhur, “pavarësisht se me vonesë”.
“Hap konstruktiv në drejtimin e duhur, po dy gjëra duhet t’i kuptojë kushdo ka arritur në këtë kthesë, paçka se me pak vonesë:
1. Ky “pushteti kriminal” është në negociata me Bashkimin Europian për anëtarësimin e Shqipërisë dhe ka mandatin më të fortë popullor të 20 viteve të fundit, pikërisht që të mbyllë negociatat pa humbur asnjë ditë kohë e pa u çfokusuar në asnjë moment nga ky mision kombëtar
2. Sot nuk ka asnjë moment tjetër historik për të pasur parasysh, përveç rrugës së hapur të Bashkimit Europian për Shqipërinë, e cila nuk duhet lënë kurrësesi të mbyllet, ndërsa temat e “natyrës, Vjosë-Nartës, flamingove, transparencës, anti-korrupsionit apo arrogancës së pushtetit” ka vetëm një rrugë për t’i trajtuar me seriozitet: Dialogu demokratik me Qeverinë Shqiptare”, shkruan Rama.
@NewsIn.Al
