Prostitucioni që “lulëzon” në një nga qytetet më të mëdha të.Shqipërisë…
Arrestime nga ana e policisë
Një dosje voluminoze e regjistruar në prokurorinë e Fierit, flet për një zinxhir lokalesh dhe hotele në këtë zonë, që janë vënë në shërbim të veprimtarisë kriminale të prostitucionit. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se pas rastit të goditur në klubin e natës “Casablanca”, janë evidentuar edhe shumë raste të tjera në lokale e hotelin ‘Oda e miqve’.
…ato klasifikohen si viktima të mundshme trafikimi pasi joshen shumë shpejt nga persona me aktivitet kriminal, për arsyet e mësipërme dhe rehabilitimi i tyre në shoqëri kërkon një investim kompleks të organizmave shtetëror dhe shoqatat jo qeveritare për të bërë të mundur integrimin e tyre në shoqëri. Futja e 4 nënave në rrugën e prostitucionit, do të thotë se ndaj këtyre shtetaseve nuk ka funksionuar zinxhiri institucional, duke sjellë dështimin e integrimit të tyre në shoqëri për një familje më të fortë dhe solide…,”- vijohet në dosjen e prokurorisë.
Më tej në dosjen hetimore thuhet se shqetësim mbetet Tajar Hysenaj pronar i hotel” Oda e miqve”, i cili ka licence për ushtrim aktiviteti” bar kafe”, hoteleri, dhe krahas saj ushtron aktivitet të paligjshëm atë të” vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni”. Ky shtetas nuk është ne kushtet e shtetasve qe ushtrojnë prostitucion, por ai përfiton nga kjo gjë.(oraNews)
@NewsIn.Al

