HomeAktualitetiProtestojnë për ligjet dhe i thyejnë ato…

Protestojnë për ligjet dhe i thyejnë ato…

Policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 15 protestues, të cilët akuzohen për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe për pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit.

Sipas njoftimit të policisë, janë proceduar shtetasit A. G., G. P., A. T., D. G., L. K., E. S., A. K., E. L., V. D., G. K., A. P., Dh. C., A. B., L. G. dhe F. K.

Këta shtetas akuzohen për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Sipas policisë, tubimi i njoftuar se do të zhvillohej nga ora 19:00 deri në orën 22:00 në Sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është shtrirë më pas në disa akse të tjera rrugore të kryeqytetit, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes.

@NewsIn.Al

 

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments