KreuAktualitetiPse "u harrua" përsëri Aleko Pilika? A ka pyetur kush sa është...

Pse “u harrua” përsëri Aleko Pilika? A ka pyetur kush sa është pensioni i tij?/Nga Ilir Jano

  1. Pse “u harrua” përsëri Aleko Pilika?
    A ka pyetur kush sa është pensioni i tij?

Nuk dua të gjykoj vendimin e Qeverisë për pensionin e posaçëm ndaj 15 figurave të shquara të artit dhe sportit Shqiptar!
Të gjithë që vlerësohen kanë kontribut dhe e meritojnë shpërblimin.
Po përsëri vazhdoj me atë pyetjen që prej vitesh, ne korçarët ja bëjmë njëri- tjetrit:
Po emri i Lekos ku është?!
Pse gjithmonë ai harrohet kur është fjala për t’u vlerësuar ?!

Ja çfarë shkruan para disa vitesh, nipi i tij Alfredo Pilika për idhullin e të gjithë tifozëve korçarë:

– ‘Lekoja, ose “Sheni” yne!
Ju dhane dekorata,u thuren shume lavdi,u duartrokiten dhe ti prseri nuk ishe aty.
Ti …qe luajte futboll me ekipin e pare te Skenderbeut qe kur ishe ne moshen 17 vjet e tre muajsh.
Ti qe u shpalle kampion kombetar me ekipin e te rinjve te Skenderbeut kur ishe 16 vjec.
Ti qe luajte per tre vjet te shkelqyera me ekipin e Dinamos dhe refuzove te rije me Dinamon por preferove te vije peseri ne Korce.Te losnje aty dhe me vone t’ju mesoje edhe si luhej futbolli shume brezave te ardhshem.
Ti qe kur fillove te trainonje, ju mesove Korcareve si dhe Shqiptareve si te aplikonin futbollin total.
Futbollin modern te viteve 70.
Ti qe e shpure Skenderbeun ne majen e futbollit Shqiptar ku ju mohua kampionati 1977-78 nga FSHF me krijimin e nje faze te trete vetem e vetem te mos fitonte Skenderbeu.
Ti qe e shpure ekipin kombetar te Shpresave ne finalen e kupes Ballkanike, ku u shpal dhe kampione.
Ti qe per 40 vjet i dhe futbollit Korcar dhe atij Shqiptar humanizmin, edukaten, elegancen dhe bukurine.
Dekoratat vinin nga Tirana? Sigurisht qe Ti nuk mund te ishe ne ato lista…
Por Ti je nr.1 per mua, per Familjen, per shoqerine, per Korcen dhe per futbollin.’

Nuk ju heq asnjë presje këtyre fjalëve që shkruan nga USA Fredi.

Përsëri bëj një apel për të nderuar “Shënin” tonë, Aleko Pilika!
Ai e meriton çdo vlerësim dhe shpërblim!
Ai është Nderi i Korçës!

Ta nderojmë sa e kemi!

Është Aleko Pilika!

hdrpl

Ilir Jano _ Korçë, 28 Dhjetor 2024

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit