VARGJE KUSHTUAR RESË SË MBETUR
TË NJË SHTRËNGATE TË SHPËRNDARË
Aleksander Sergejeviç Pushkin (1799 – 1837)
(Një parabolë në vargje, me nënkuptim filozofik)
——-
Ti oj‘ re e fundit e shtrëngatës së shpërndarë,
ti je e vetmja që lundron tashmë kaltësirës mbarë,
ti je e vetmja që sjell hijen e trishtueshme,
ti je e vetmja që trishton këtë ditë të gëzueshme.
Ti oj’re pak më parë ishe fuqiplotë në qiellin e tërbuar,
ti ishe e pështjellë në shkrepëtimat që dheun patën verbuar
ti ishe mitra që lindte vetëtimat hyjnore,
ishe ti që mbytje e pangopur hapësirat tokësore.
Mjaft tani! Ikë! Koha jote ka edhe ajo një fund!
U freskua toka, mbaroj shtrëngata, s’ka më kurkund.
Era tashmë përkëdhel ëmbël jeshilin e pemëve,
era tashmë dhe ty po të dëbon, prej hapësirës së qiejve.
——-
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Nga antologjia në punë e sipër: “Lirika të Blerta” –
(Vargje dhe parabola poetike për bimët dhe natyrën)
@NewsIn.Al

