Pyetën dikur një plak të mençur:
– Si ia bën që nuk mërzitesh duke jetuar vetëm gjithë kohën?
Dhe ai u përgjigj:
-Kam shumë punë për të bërë. Duhet të stërvis dy fajkonj, dy shqiponja, të qetësoj dy lepuj, të zbut një gjarpër, të motivoj një gomar dhe të zbut një luan.
– Po këtu nuk ka asnjë nga këto kafshë. Ku janë?
– Këto kafshë , secili prej nesh i ka brenda vetes. Dy fajkojtë sulen kundër gjithçkaje që shohin: të mirës dhe të keqes, të dobishmes dhe të dëmshmes.
Duhet t’u mësoj të bëjnë dallimin.
Këta janë sytë e mi.
Dy shqiponjat me kthetrat e tyre lëndojnë e shkatërrojnë gjithçka që prekin. Duhet t’u mësoj të shërbejnë dhe të ndihmojnë pa shkaktuar dëme.
Këto janë duart e mia.
Lepujt kërcejnë para e prapa të trembur dhe fshihen.
Duhet t’i qetësoj dhe t’u mësoj si të përballojnë situatat e vështira dhe të mos u largohen problemeve.
Këto janë këmbët e mi.
Pjesa më e rëndësishme është të mbaj nën kontroll gjarpërin.
Megjithëse është i mbyllur në një kafaz, është gjithmonë gati për të sulmuar, pickojë dhe helmojë këdo që gjendet afër.
Prandaj, duhet ta ruaj dhe ta disiplinoj.
Kjo është gjuha ime.
Gomari, siç e dini, është kokëfortë, lodhet gjithmonë dhe nuk do ta bëjë punën e tij.
Ky është trupi im.
Në fund, duhet të zbut luanin që do të jetë mbret dhe të qeverisë mbi gjithçka.
Është krenar dhe mendon se gjithë bota duhet të rrotullohet rreth tij.
Kjo është egoja ime.
Siç e shihni, kam shumë punë për të bërë…

@NewsIn.Al
