Pyetja më e shpeshtë që shtrohet në opinionin Kosovar dhe atë Shqiptar është përse i kemi shumicën e politikanëve injorante?! Në vende normale në botë, ata që udhëheqin shtetin janë njerëzit më të besuar, vizionarë, elite e pedagogjise , shkencës dhe dijes. Sinonim të ndershmërisë dhe besueshmërisë!
Përgjigjen në këtë pyetje e ka dhënë Faik Konica gati një shekull me pare.
Tregimi i Faik Konicës
Tregimin Konica e nis me nevojën e fisit afrikan zullu për t’u bërë komb. Në këtë kohë – thotë Konica, kur gjithë popujt e botës po përpiqen të bëhen kombe, edhe zullutë filluan këtë rrugë. Për t’u bërë komb, duhet bërë shtetin, po për të pasur shtet duhet të kesh diplomaci. Kështu, zullutë vendosën të hapin ambasadë në Paris.
Ambasadori i zulluve në Paris
Ambasadori Denizullu Serpe me një frëngjishte copa – copa dhe më një anglishte akoma më të çalë u bë objekt humori për gjithë trupin diplomatik në Paris. Duke qenë se ishte në qendër të vëmendjes për idiotizmat e tij, ambasadorit të zulluve iu mbush mendja se të njëjtën gjë mund ta bënte edhe në Londër.
Dhjetor 1991. Lidhja e Studentëve Shqiptarë në Zagreb
Në vitin 1991, kur fillova studimet pasuniversitare në Zagreb, bashkë me Skender Sadikun morëm iniciativën për themelimin e Lidhjes së Studentëve Shqiptarë në Zagreb. Në kuvendin themelues ku ndodheshin rreth 500-600 studentë u përpoqëm që udhëheqja e kësaj organizate të zgjidhet në bazë të programit më të mirë që ofrojnë kandidatët potencialë…
Matilda Wendi Gjoza_ NË Korçën tonë
@NewsIn.Al