KreuAktualiteti"Një ditë do të të duhet dora ime Kur të mos prekësh...

“Një ditë do të të duhet dora ime Kur të mos prekësh asnjë të tillë”/Romina

“Një ditë do të të duhet dora ime
Kur të mos prekësh asnjë të tillë”/Romina

Një ditë do të të duhet fjala ime
Kur të mos dëgjosh asnjë të tillë
I shurdhët do te kesh mbetur
I tillë ishe që kur të tillin bëje.

Një ditë do të duhet buzëqeshja ime
Kur të mos shohësh asnjë të tillë
I ngrysur do të kesh mbetur
I errët në skëterrën tënde.

Një ditë do të të duhet dora ime
Kur të mos prekësh asnjë të tillë
I ftohtë do të kesh mbetur
Akull, ashtu siç ishe!

Një ditë do të mendosh se je vetëm
Ashtu si mendova unë një ditë
E pafajshme u kyça në kutinë time
Të përjetëshmen, kutinë e bardhë!

Një ditë do të të duhet një përqafim
Kur të mos ndjesh asnjë frymë njeriu
E megjithatë do të jem aty për ty
Për të të mbledhur me krahët e mi!

~Romina Xhaferi
~16.06.2024

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit