KreuAktualitetiQeveria miraton orët shtesë dhe kompensimin ushqimor për policët!

Qeveria miraton orët shtesë dhe kompensimin ushqimor për policët!

Qeveria miraton orët shtesë dhe kompensimin ushqimor për policët!

Qeveria ”Rama 3” ka miratuar pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor të tyre. Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.

Me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024.

Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se është rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik.

Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit