Shërbimet Partnere Zbulojnë Para Në Qipro: Genc Pollo, Pandeli Majko, Ritvan Bode, Genc Ruli E Edmond Haxhinasto Miliona Euro Në Parajsa Fiskale
Sipas INFO LIKES MEDIA (Kosova News), Ministra dhe ish ministra të PS, PD, madje dhe të LSI-së kanë futur para në bankat e Qipros. Kur vjen puna tek përfitimet në kurriz të qytetarëve, të gjithë janë të barabartë, solidarë dhe të afrueshëm me njëri tjetrin.
Kur dëgjon Pandeli Majkon, ish kryeministër i Shqipërisë dy herë, ish ministër Mbrojtjeje katër vite, të duket sikur ka zbritur “shenjti” në tokë. Shumë parimor, shumë i shtruar, madje edhe patriot. Eshtë i vetmi politikan shqiptar që ka shtetësinë kosovare dhe ka vëllain dhëndërr në Kosovë. Elementë këto shtesë në shfaqjen e tij si patriot dhe njeri i masës.
Por Pandeli Majko ka para në bankat e Qipros. Ka mbi 5 milionë euro të vogla në këto parajsa fiskale. Kishte më shumë por kriza e para disa viteve ia “firoi” një milionë euro apo më shumë.
Pandeliu i thjeshtë e i “përkorë” i ka këto para në Qipro. Të nxjerra me mund dhe me djersë nga skrapi i shitur në Mal të Zi, shiti dhe nëndetëset që mund të ishin një destinacion turistik. Shiti dhe tanket, dhe gjithçka prej metali dhe që kishte shkëlqim metalik. Por dhe gëzhoja dhe municione, bëri lekë Pandi ashtu si pa ndjerë.
Vjehrri i mori përsipër të gjitha, madje dhe Fabrikën e tullave në Vorë. Ky është Pandi i “përkorë” por me 5 milionë euro në Qipro. Në bankat e tjera nuk dime sa ka.
Nuk mbeten pas as ish ministrat e PD. Më shumë ka Ritvan Bode, ish ministri i Financave për 12 vite, katër vite nën qeverisjen e parë të PD dhe tetë vite në qeverisjen e dytë të PD.
Me një karrierë brilante të filluar si doganier, që nuk linte asnjë mall të kalonte pa lëshuar tarifen për të. Para pa fund, që mund të kapin 10 milionë euro i ka vetëm në Qipro.Në këtë parajsë fiskale në derë të shtëpisë. Ritvani është ministri i Financave i Berishës dhe i kohës së Piramidave mashtruese financiare.
Pas nuk mbetet pas as ish kolegu i tij Genc Ruli, që pasi shpëtoi për një fije nga Berisha për ta futur në burg për aferën e “drurit të arrës” më 1994, tetë vitet e qeverisjes së dytë të PD ishte ministër. Nuk la koncesion pa dhënë sa ishte ministër i METE, nuk la gjë pa shitur dhe mendohet dhe Genc Ruli që ka afër 10 milionë euro në bankat e Qipros. Kaq ka këtu, por paratë e Rulit nuk mbarojnë kurrë.
Genc Pollo, ish ministri i Arsimit dhe i Inovacionit më pas. Pasi mori gjithçka në ministrinë e Arsimit, filloi tenderat e fibrave optikë te Inovacioni. Nuk ishin shumë, disa milionë euro dhe ishte një shumë që e mori në fund të mandatit Pollo. Para, bashkë me të tjerat që i zhduku në bankat e Qipros.
Por që të gjithë humbën nga kriza, e ka deklaruar dhe Berisha teksa akuzoi Majkon se ka humbur para në Qipro. Dhe që ish kryeministri socialist, teksa e mohoi një fakt të tillë për vete, nxori dhe emrat e Berishës por dhe të ish ministrave të tij se kanë depozituar miliona euro në bankat e Qipros.
Prapa nuk mbetet as Edmond Haxhinasto i LSI. I cili ka pasur një karrierë të mbarë në krye të ministrive me lekë si METE dhe ajo e Transporteve. Shumë për një mësues Anglishteje, por që bëri miliona euro. Dhe ai të depozituara në bankat e Qipros.
Këta janë emrat e parë të politikës që po zbardhim, FBI e organet ligjzbatuese shqiptare janë vënë në gjurmët e këtyre parave. Pritet të dalin dhe emra të tjerë.
@NewsIn.Al

