KreuAktualitetiQYTETI KITARË...Korça ime është dashuria ime, ajo është jeta ime, sigurisht dhe...

QYTETI KITARË…Korça ime është dashuria ime, ajo është jeta ime, sigurisht dhe serenata ime!

QYTETI KITARË

Kur dëgjoj thirrjet : “Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa”, u them: “Po bëjeni si Korça, bre lalkë”. Se atdheu do jetë më i bukur, më i dashur, më i qetë dhe më i pasur. Po the Korçë ke thënë prind, ke thënë jetë, ke thënë ëndërr, emocion, mallëngjim e ngazëllim. Qyteti edhe formën e ka si kitarë shtrirë në prehrin e Moravës. Me telat që ia lëviz era e Qarrit, suferina e Cangonjit apo fëshfërima e Mborjes. Korça është materniteti i matematikës, i sportit, i kulturës dhe i novacionit. Zoti e ka bekuar me toka pjellore, me male plot kurora, me ujra që xhelozojnë edhe birrën, me dëborën që sikur del nga çentrot punuar me grep prej korçarkave syshkruar.
Korça ime është dashuria ime, ajo është jeta ime, sigurisht dhe serenata ime…

Agim Xhafka^ 2019

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit