KreuAktualitetiRama do të niset drejt SHBA, çfarë pritet të ndodhë pas pak...

Rama do të niset drejt SHBA, çfarë pritet të ndodhë pas pak ditësh…

Rama do të niset drejt SHBA, çfarë pritet të ndodhë pas pak ditësh…
Kryeminsitri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga Presidenti Trump më 19 shkurt.

Kjo është mbledhja e parë konsituuese e këtij Bordi që do të drejtohet nga Presidenti Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t’u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.

Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, në prezencë të Presidentit Donald Trump, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.

Udhëtimin në Uashington, Rama e paralamëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit. Megjithatë, udhëtimi i kryeminsitrit në Uashington nuk është ende i konfimuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit