Monday, August 24, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRama: Italia dhe Shqipëria do të lidhen me linjë nën ujore

Rama: Italia dhe Shqipëria do të lidhen me linjë nën ujore

Edi Rama:

Italia dhe Shqipëria do të lidhen me linjë nën ujore

Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të transformohet në një eksportuese neto e energjisë elektrike.

Në programin e politikave prioritare të miratuar së fundmi qeveria ka parashikuar një sërë projektesh të rëndësishme në këtë drejtim.

Në tre vitet e ardhshme planifikohet që të nisë ndërtimi i një linje të re interkonjeksioni me Italinë e cila do te kushtoje 310 milione euro. Linja e interkonjeksionit për transmetimin e energjisë midis dy vendeve do të jetë nënujore do të nisë nga Vlora dhe do të ketë pikën e daljes në Brindisi.

Po ashtu parashikohet që në vend të ndërtohet një central i cili do të përdoret për të rezervuar energjinë që prodhohet me shumicë gjatë sezonit të reshjeve. Kjo energji do të përdoret më pas në periudhën e verës kur mungojnë reshjet e shiut dhe prodhimi është i vogël.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments