Wednesday, September 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiRama niset drejt SHBA-së – Fjalim në Asamblenë e OKB-së më 25...

Rama niset drejt SHBA-së – Fjalim në Asamblenë e OKB-së më 25 shtator, takime edhe me shqiptarët

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt SHBA-së për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, punimet e së cilës nisin më 22 dhe mbyllen më 28 shtator.

Këtë vit radhën për të përfaqësuar Shqipërinë nuk e ka presidenti Begaj, por shefi i qeverisë, që sipas axhendës paraprake pritet të mbajë fjalën gjatë paradites së 25 shtatorit, me orarin amerikan.

Gjithashtu, kryeministri Rama është ftuar në Galanë e Komunitetit Shqiptar në New York më 24 shtator.

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane do të organizojë mbrëmjen e dytë vjetore të Galasë së tij, ku janë të ftuar si kryeministri Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha, por edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.
Sipas burimeve, shefi i qeverisë, Rama, e ka pranuar ftesën për këtë mbrëmje gala, ku pritet të dekorohet edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump, me “Knight of the Order of Scanderbeg”.
Sipas organizatorëve, Galaja e këtij viti pritet të bashkojë liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues të komunitetit për të vlerësuar kontributet e diasporës dhe për të forcuar partneritetin strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe kombit shqiptar.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments