KreuAktualitetiRama nuk kërkon dorëheqje në Bashkinë e Durrësit, vetëm rifreskim të institucionit...

Rama nuk kërkon dorëheqje në Bashkinë e Durrësit, vetëm rifreskim të institucionit dhe lë detyra

Rama nuk kërkon dorëheqje në Bashkinë e Durrësit, vetëm rifreskim të institucionit dhe lë detyra

Takimi i kryeministrit Edi Rama në Durrës ka përfunduar, pa praninë e mediave. Burime nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se është kërkuar një rifreskim i strukturave lokale.

Gjithashtu, janë lënë detyra konkrete për mbarëvajtjen më mirë të punëve, sidomos sa i përket lirimit të hapësirave publike.

Në takim nuk është kërkuar dorëheqje nga asnjë funksionar.

Kryeministri Edi Rama ka vepruar ndryshe nga se ka vepruar në bashkitë e tjera, që i vizitoi më herët. Në Vlorë dhe në Fier, kreu i qeverisë kërkoi dorëheqje të drejtorëve në Bashki.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit