HomePe KorçeRaporti i TRANSPARENCY INTERNATIONAL

Raporti i TRANSPARENCY INTERNATIONAL

Raporti i TRANSPARENCY INTERNATIONAL

Nënvizon se kapja e shtetit në Shqipëri është rritur ndjeshëm dhe se korrupsioni i nivelit të lartë nxitet nga privatizimi i pronës publike dhe i shërbimeve.
Ky raport mbështetet në një përmbledhje rastesh korrupsioni të nivelit të lartë, që kanë të bëjnë me rrjetet klienteliste, korrupsionin në sistemin gjyqësor edhe ligjet e bëra me porosi…(!!!)
Përmenden shembuj Ligjesh të dyshuara se u bënë me porosi.Si Ligji Special për Teatrin, Ligji për Mediat audiovizive, Ligji për Lojërat e fatit, Ligji për Llotarinë Kombëtare, Ligjin për Koncensionet dhe PPP-të, Ligji për Autostradën Milot-Balldre, Ligji për Kompaninë Air Albania, apo afrimi i ofertave të pakërkuara për ndërtim aeroportesh, si ai i Vlorës, të cilat miratohen me shpejtësi dhe me mangësi nga parlamenti, në mungesë të transparencës dhe konsultimeve publike.
Këto ligje, thuhet në raport, mundësojnë vjedhjen e burimeve kombëtare përmes procedurave jotransparente të prokurimit.
Shumica e projektligjeve propozohen nga qeveria, por dokumentet e tyre shoqëruese nuk sqarojnë arsyet e propozimit të tyre.
Këto janë arritjet negative prej të cilave mori arratinë rinia…kjo humbi shpresën që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa…
Një ditë ata që u paguan nga taksat e këtij Populli do përgjigjen për ngritjen e kartonit ,ku në kundërshtim me kushtetutën dhe detyrat e parlamentit dhe deputetit kaluan Ligje të cilat mbrojtën abuzimet marramëndëse, 20 mln €/km rrugë.Po janë preventivë reale nga kush u trembën që e kaluan në Parlament për miratim një vlerë të tillë ? Një veprim që se ka për detyrë Parlamenti…por organet ligjzbatuese të cilat duhet të bënin verifikimet përkatëse të kostos së investimit.
Abuzimi nuk mbrohet as nga kartoni i të paaftëve dhe të papërgjegjshëm që u ulën padrejtësisht në atë sallë !

Jorgji Sidheri

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments