Reagon mjeku psikiatër i agresorit që sulmoi dje Kryetarin e opozitës Sali Berisha
Sadik Lala, mjeku psikiatër që ka dhënë epikrizën për Gert Shehun, ka bërë një reagim të plotë dhe sqarues për dokumentin që ka dalë në media. Pas aludimeve se është i falsifikuar qëllimisht për të nxjerrë 31 vjeçarin që qëlloi Berishën si me probleme mendore, mjeku Lala thotë të kundërtën.
Ai i uron shërim të shpejtë Sali Berishës, pasi thotë se e ka pasur profesor, e po ahstu dhe Gert Shehut, sepse e ka pasur pacient. Duke marrë shkas nga deklarimet në media, mjeku psikiatër Sadik Lala shkruan se:
- Dokumenti mjekësor (është një vërtetim i kërkuar nga familjarët për ta paraqitur në polici). Ky vërtetim është një dokument autentik i lëshuar nga unë, i cili ka numër regjistri, datë, firmë, vulë time personale dhe vulën e klinikës.
- Në fund dokumentit (vërtetimit) citohet fjalë për fjalë: “Lutemi mos hezitoni të kontaktoni në se kërkohen të dhëna më të hollësishme”. Ky koment nënkupton detyrimin të japim të dhëna të detajuara vetëm për institucionet e përcaktuara me ligj.
- Arsyeja përse në këtë dokument nuk është përcaktuar diagnoza, është sepse kam detyrimin ligjor të sanksionuar në ligji për të drejtat e pacientit, për të mos bërë publike të dhëna konfidenciale të pacientit.(NewsBomb)

@NewsIn.Al

