Insistoj‼️
E vetmja qasje që i shërben vendit është detanta/ ç’tensionimi politik në vend.
Trajtimi i opozitës si të njashme me organizatë terroriste do prodhojë tensione që vetëm do përkeqësohen.
Prandaj sa më parë duhet lejuar opozita të formalizojë vendimet e saj. Gjykatat nuk mund të mbajnë peng një grupim politik.
Qeveria ka barrën të ulet në dialog,një sekond e më parë me opozitën reale jo me kukullat e blera.
Sinqerisht,as vetë qeveria nuk ka interes të polarizojë në ekstrem sjelljen politike.
Se ja, çndodhi me summitin. Situata e polarizuar çoi në sfumimin e asaj ngjarje shumë pozitive për Shqipërinë.
Detantë politike nuk do të thotë pazar politik, as ndarje llokmash në tavolinë. Detantë do të thotë dialog për çështjet e mëdha të vendit, pavarësisht dakordësisë.
Asnjëra palë nuk ka të drejtë të caktojë palën tjetër. Respekti është detyrë. Mbi këtë bazë fillon dialogu.
Nga dialogu vetëm gjëra të mira vijnë.
Injorimi, përçudnimi, fyerja e gjuha e urrejtjes çon në dhunë. Kjo e fundit veç përshkallëzohet, nëse nuk trajtohet. Kura e vetme është dialogu.
Dialog, dialog, dialog.
Ky është standardi numër një perëndimor.
Dialog politik, jo dialog policor!
***
Dhe po, dialog pa ambasada në mes.
Ylli Manjani
@NewsIn.Al
