RECETA PE KORÇE

Sa kam Korçën,s’dua ilaçe
në Zaharaj,i këput një paçe
temperaturë,kur të më hipë……
marr dy kërnacka ,me qep’ e kripë
Kur jam sëmurë,s’dua ilaç
dua lakror , pjekur në saç
me gjizë ,qepka e domate…
iku sëmundja’ e vate
Kur kam Korçën,s’dua ilaç
dal shoh gratë, me jastragaç
mblidhen tufë, pes’ a gjashtë
tërhollin petë,e i ndejnë jashtë
Kur më dhemb, kokë dhe qafë
shoh bromkat nderë, në çarçafë
dhe mësheret,rrathë- rrathë
piperkat, mbushur me djathë
Sa kam Korçën,s’dua ilaç
dua me qiqra,një kulaç
të më vejë, shija në palcë
marr domate ,mbushur me salcë
Ilaç për mesin, e për kurrizë
kam piperkat,mbushur me gjizë
kam pastërmanë, me fasule
dhe roshnickat, me lëng pule
Të rregulloj, tension’ e gjakut
shkoj pi ujë , n’burim’t Çardhakut
në s’e ndiej. veten aq mirë
shkoj në Panda,pi një birrë
Kur s’më bindet poezia
ngjitem lart ,nga Mitropolia
shoh ,kur tymosin oxhakët
kur dalin vajzat, e fshijn’ sokakët

Kur kam stres, e më pëlcet xhani
marr faqorkën,me raki mani
pasi e zbut grykën e thatë
s’ma del kush,për serenatë
thell’ nga shpirti ,më del zëri
kur kam Korçën, jam i tëri!!!
#Ilir Jano
