HomeKulturë / ArtRegjisorë si Viktor Gjika, krijuan epokën e artë të kinematografisë shqiptare.

Regjisorë si Viktor Gjika, krijuan epokën e artë të kinematografisë shqiptare.

Regjisorë si Viktor Gjika, krijuan epokën e artë të kinematografisë shqiptare.

Sot mund të gjykohen filmat e realizuar në atë kohë për përmbajtjen e detyruar ideologjike , por në të njejtën kohë ato duhen vlerësuar deri në adhurim për regjitë dhe interpretimet e mrekullueshme të plejadës së shkëlqyer të aktorëve tanë!

Homazh përkujtimor për Viktor Gjikën, një nga regjisorët e shquar të kinematografisë shqiptare…

Artisti i Popullit Viktor Gjika, lindi në Trebickë të Korçës më 23 qershor 1937.
Studimet e larta i kreu në Moskë në Institutin Kinemato- grafik Vgik për kinooperator duke u diplomuar me filmin Njeriu kurrë nuk vdes së bashku me Dh. Anagnostin. Ishte ky një ekranizim i tregimit me të njëjtin titull të E. Hemingueit i cili u nderua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike që u zhvillua në Hollandë më 1961.
Filloi punën në kinematografi si operator në filmat Debatik/ R: H. Hakani, 1961/ dhe Detyra e posaçme/ R: K. Dhamo, 1963/si dhe në filmat kronikalë e dokumentarë Takim ne Helsinki, 1962 /ku kreu edhe funksionin e regjisë/ dhe Heshtje që flet.
Puna e tij e pavarur si operator dhe regjisor ishte filmi dokumentar Bistricë ‘63 i cili u nderua me Çmimin e Republikës për nivelin e lartë cilësor. Pas këtij realizoi filmin tjetër dokumentar Kur vjen nëntori/ 1964/-mbështetur në poemën e shkrimtarit të njohur I. Kadare. Përse mendojnë këto male – ku u shqua përsëri për mendimin regjisorial dhe nivel të lartë të kameras. Puna e parë regjisoriale në filmin artistik ishte Komisari i dritës/ 1966/ realizuar së bashku me Dh. Anagnostin në kamera dhe regji. Edhe ky u vlerësua si një nga filmat më të mirë të Kinostudios deri në atë kohë. Alternativisht realizoi disa filma dokumentarë si Katër këngë për Partinë, etj., të një niveli të lartë cilësor, të cilat do të ngelen në fondin kryesor të filmit shqiptar si dokumente të rëndësishme të kohës. Për këta filma ai u nderua me disa Çmime të Republikës. Gjatë karierës së tij në Kinostudio realizoi rreth 14 filma dokumentarë dhe 10 filma artistikë. Nga filmat artistikë të tij kanë patur jehonë më të madhe sidomos I teti ne bronx/ 1970/, Rrugë të bardha/ 1974/, Përballimi/ 1976/, Gjeneral gramafoni/ 1978/. Ky i fundit fitoi Kupën e Festivalit të Tretë të Filmit Shqiptar dhe u nderua me Çmimin e Republikës të Klasit të Parë për regjinë. Tek filmat e V. Gjikës bie në sy përgjithësisht përpjekja për të gjetur të bukurën edhe në tragjiken, edhe në dramatiken. Ata përshkohen nga një optimizëm, pa kaluar në zbukurim, mbasi vetë karakteret kanë drama të fuqishme. Edhe në subjektet me dramaticitet dhe mendim epik Përballimi, Gjeneral gramafoni, etj/ ku në plan të parë është fati i popullit më shumë se i individit, me mjete të gjetura lirike, ka vështrim në botën e njeriut, romantizim të subjektit, një frymë poetike që u jep një vulë të veçantë filmave të tij. Përballimi/ 1976/ një shembull tipik se si jepet koha, atmosfera, kushtet sociale dhe përgjithësimi historik në art. Kjo ndihet fuqishëm dhe te filmi Nëntori i dytë/ 1982/. Në filmat e V. Gjikës dallohen episode dhe detaje mjaft të goditura, që flasin për një gjuhë të pastër filmike. Duke qenë edhe operator i klasit të parë ai, me kamerën e tij, i jep temporitmin e nevojshëm filmit, dhe nëpërmjet kompozicionit dhe detajit nënvizon psikologjinë e brendshme dhe nëntekstin në lojën e aktorit. Ai dallohet edhe për krijimin e atmosferës dhe sfondit realist historik si dhe për një shkrirje pa u kuptuar të protagonistëve me masën e gjerë duke u dhënë filmave të tij një vërtetësi historike, gati dokumentare. Temat e luftës që ai ka trajtuar kanë një vështrim të veçantë dhe origjinal. Vepra e V. Gjikës është nderuar me 4 Çmime të Republikës dhe dy Kupa të festivaleve Kombëtare të filmave artistikë dhe dokumentarë shqiptarë. Gjatë kohës ka shkruar edhe disa skenarë të realizuar prej tij ose regjisorëve të tjerë dhe është marrë edhe me kritikë duke shkruar një numër artikujsh në organet e ndryshme të shtypit. Në vitet 1984-1991 kreu detyrën e drejtorit të Kinostudios Shqipëria e re dhe për shumë vite radhazi ka qënë anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Puna e tij është nderuar me titullin Artist i merituar/ 1977/ dhe me titullin më të lartë të nderit Artist i Popullit/ 1985/.
Filma të tjerë : Horizonte të hapura/ 1968/; Yjet e netëve të gjata/ 1972/;,Njeriu me top/1976/ ne keto tre filmat e fundit eshte edhe autor ose bashkeautor i skenarit. Në çdo stinë/ 1980/. Filma dokumentarë: Fitimtarët/ 1966/; 1 Maj 1970 dhe 10 ditë sulmi/ 1970/; Arti shqiptar në shekuj dhe Katër këngë për Partinë/ 1974/; Pranë vatrave, pranë njerëzve/ 1979/; Besniku i Partisë/ 1980/; Koha e Partisë/ 1981/; Enver Hoxha, tungjatjeta/ 1983/; Antoni Athanas” (1995); Unë jam Ismail Qemali /1997/ dhe Kur ikin korbat /2000/.

Nje foto e rralle nga Dashamir Topçiu…Timo Flloko, Guliem Radoja, Robert Ndrenika, Arben Shushi, Viktor Gjika, Aldo Shushi, Esat Ibro, Saimir Kumbaro, Diu, Ylli Trajce dhe Llazi Sërbo.

Në foton kryesore, Bekim Fehmiu, Ismail Kadare, Dritëro Agolli Viktor Gjika, Drago Siliqi, Edi Luarasi…
Një pjesë e elitës intelektuale shqiptare që i dhanë aq shumë artit e letërsise kombëtare Respekt e mirenjohje për të gjithë…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments