KreuAktualitetiRespekt, respekt por mos harro... "Uji i qetë rrëzon brigje"! /Nga Ilir...

Respekt, respekt por mos harro… “Uji i qetë rrëzon brigje”! /Nga Ilir Jano

Respekt, respekt por mos harro…
“Uji i qetë rrëzon brigje”!

Respekt…respekt edhe kur e kundërta do kish më shumë vlerë…
Respekt ku duhet, respekt kur duhet…ressssssspekt, por edhe resto!
Është e domosdoshme sot, që të krijojmë një harmoni të pëlqyeshme ndërmjet nesh e asaj morie individësh pambarim, pa formë e plot kontraste, që i quajmë “të tjerët”…nuk duhet harruar se ata kanë një peshë të madhe mbi lumturinë tonë…rreth nesh, të lidhur me ne, rrojnë gjithmonë “të tjerët”, që mund të na i ëmbëlsojnë, ose helmojnë jetën, prandaj është e pamundur dhe e rrezikshme që të mos “përfillësh” këtë fakt.
Jeton, atje ku “nuk je” i plotë, trup, shpirt e mendim…ku e bardha me të zezën nuk “ndryshojnë” me njëra tjetrën, kanë një ngjyrë të dyja…Grinë!
Diku gri e zbardhur, diku e errët, diku e dalë boje, por e “pandryshueshme” -“gri” në pamje, gri në shpirt, gri në besim!

Është shumë e guximshme të shkosh kundër rrymës…të mos “respektosh” atë! Etiketohesh…bëhesh mall, pa qënë i tillë…
“Rebelimet”, sido që të jenë, qoftë të kryera në emër të logjikës, të origjinalitetit, të artit, të vetëdijes, gjithmonë duhet të llogariten mirë…
Hajde kuptoje këtë…
kuptoje, edhe rebel, edhe “llogaritar”…me pak fjalë “turmaxhi”!

Ç’të bësh? Ku të besosh jashtë “turmës”!? Por ja që “Duhet”…nëse nuk do “etiketë”, duhet! Duhet, kuptoni, duhet të bësh atë që bëjnë të gjithë, edhe nëse ajo që bëjnë të duket qesharake…
Absurde, por e vërtetë!

Korçë 2023_Ilir Jano⁹

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit