Rituali i qelqit
Unë pi,
jo për t’u harruar,
por për t’u gjetur
në fund të gotës.
Në çdo qelq,
një pasqyrë e mjegullt,
bën që bota të shfaqet
e pafundme,
enigmatike,
plot me të fshehta
që zgjohen ngadalë
në heshtjen
mes buzëve
dhe lëngut.
Në këtë ritual,
njeriu është prift
i një feje të lashtë,
ku çdo gllënkë
është lutje
dhe çdo dehje
është dashuri
e pathënë,
e përjetuar në fshehtësi.
Të pish,
është si të dashurosh;
një mënyrë ideale
për të prekur
përjetësinë…
gjergj zefi
@NewsIn.Al