KreuAktualitetiRoland Beqiraj_"Po te ishe 20 vjet me i ri, cfare do te...

Roland Beqiraj_”Po te ishe 20 vjet me i ri, cfare do te beje? Kjo ishte pyetja e nje miku te vjeter, me te cilin u takuam sot pas 20 vjetesh”.

Po te ishe 20 vjet me i ri, cfare do te beje?
Kjo ishte pyetja e nje miku te vjeter, me te cilin u takuam sot pas 20 vjetesh.

Po te isha 20 vjet me i ri do te veproja njesoj si ne maj te vitit 1992. Do te mblidhja nje grusht lekesh dhe do te ikja nga ky vend dhe nuk do te genjeja veten dhe te kthehesha, siç bera vite me pare.
Arsyet se perse do te ikja jane thuajse te njejta, thjesht u perforcua bindja njeqind per qind se perse nje njeri qe ka ikur, nuk duhet te rikthehet;
– Ketu zyrtar eshte bere injoranti, dhe nuk pyet se ti je taksapagues, por per nje dicka te ligjshme pret ryshfet prej teje, ndryshe te vertit gjithe jeten.
– Ketu zyrtari pa u skuqur, pa u zverdhur, pa i ardhur turp, te tjeterson pronen e blere me flori nga paraardhesi yt dhe ia jep nje gangesteri, te cilit ti nuk ke as mundesine as fuqine qe ti kundervihesh
– Ketu edhe pse ke 35 vjet pune, dhe ke paguar sigurime shendetesore, qe tek mjeku i lagjes dhe deri tek mjeku i spitalit, te dergojne tek privati qofte dhe per nje analize te thjeshte
– Ketu gjyqtari dhe prokurori nese je i varfer, te shikojne si fajtor dhe duhet me patjeter ta humbasesh gjyqin me nje te pasur edhe pse mund te kesh te drejte
– Ketu gjithcka kushton si ne perendim dhe rrogat si ne vendet e botes se trete.
Jane horrat e pushtetit qe te lene pa atdhe dhe kete toke ta kthejne thjesht nje vend ku ke lindur, por qe te jetosh, do te thote te njohesh ferrin pa vdekur.

Prandaj miku im, rri aty ku je dhe mos genje veten tende siç e genjeva une veten time.

Roland Beqiraj

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit