KreuAktualitetiRrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet aksi...

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet aksi rrugor

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në dalje të tunelit të Llogarasë, bllokohet aksi rrugor

Në dalje të tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është regjistruar një rënie dherash dhe gurësh në aksin rrugor, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Ngjarja ndodhi si pasojë e punimeve që po kryhen në zonë, ku masat e dheut dhe gurët përfunduan në rrugë, duke krijuar bllokim të përkohshëm të trafikut dhe radhë automjetesh.

Aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth 30 minuta, ndërsa më pas u ndërhy për pastrimin e segmentit dhe hapjen e qarkullimit/Shqiptarja

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit