KreuAktualitetiRrjeti Global i Bizneseve Shqiptare bën hapjen zyrtare të zyrës përfaqësuese në...

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare bën hapjen zyrtare të zyrës përfaqësuese në Tiranë.

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare bën hapjen zyrtare të zyrës përfaqësuese në Tiranë.

Një lajm fantastik për bizneset e diasporës që dëshirojnë të jenë edhe më pranë zhvillimeve ekonomike dhe investimeve në Shqipëri!

Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare bënë hapjen zyrtare të zyrës përfaqësuese në Tiranë.

Ceremonia e hapjes organizohet në Ndërtesën e Operës, në Tiranë, me datë 12 Shtator, në orën 11:00.

Ky projekt i kahmotshëm i Rrjetit Global është realizuar me punën fantastike të Rrjetit të Bizneseve në Itali, të udhëhequr nga kryetari Vat Marashi.

Përfaqësuesit e Rrjetit në Itali e shikojnë zyrën e përfaqësisë në Tiranë si një vlerë të shtuar të veprimtarisë së tyre në Shqipëri, si dhe një urë e re e bashkëpunimit mes bizneseve të Shqiptarëve në Itali dhe në Shqipëri.

Në ceremoninë e hapjes të pranishmit do t’i përshëndesin:

Dr. Vat Marashi, Presidenti i RIDA
Z. Cataldo Pugliese, President i UDA “Unioni Demokratik i Arbëreshëve”

Në Ceremoninë e hapjes së zyrës përfaqësuese në Tiranë do të marrin pjesë edhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Austrisë dhe kryetar i Rrjetit të Evropë Yll Blakaj, Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Finlandë Omer Nura, dhe kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Australi, z.Tim Dardania.

Armand Zoga_ Rrjeti Bizneseve Shqiptare Greqi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit