Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSA HERË QË PIPËN MARR DHE, ME DUHAN E NGJESH, … JOHANN...

SA HERË QË PIPËN MARR DHE, ME DUHAN E NGJESH, … JOHANN SEBASTIAN BACH/ Ilia. V-Ballauri

SA HERË QË PIPËN MARR DHE, ME DUHAN E NGJESH…
JOHANN SEBASTIAN BACH

Johann Sebastian Bach (1685 – 1750) kompozitor gjerman i stilit barok, një prej më të mëdhenjve për të gjithë kohërat i cili pati një influencë të padiskutuar tek Mozarti, Betoveni dhe Shopeni, kompozoi rreth 1100 vepra muzikore, të të gjitha formave a zhanrave, kryesisht cantata dhe fuga, por jo opera. Bach-u, gjatë jetës ishte pak i njohur, madje dhe aq sa ish, njihej si luajtës i mirë në organo dhe vetëm kaq. Punoi në kapela e kisha, duke luajtur edhe violinë dhe arriti të bëhet, kapellmeister në Anhalt-Cothen dhe kantor (mësues dhe drejtor muzike) në Leipzig. Në fund të jetës u verbua dhe me vdekjen e tij, mbyllet edhe periudha e barokut në muzikë. Johann Sebastian Bach, përveç një thesari të tërë me kompozime, la pas edhe vargje. Këtu kam sjellë të shqipëruar poezinë që mendohet se është vepër e tij, e titulluar, “So oft ich meine Tobackpfeife”, gjetur pas vdekjes në fletoren e shënimeve, Noten-Buchlein, që ai i la gruas së vet, Anna Magdalena Bach.

Shënim:
Duke lexuar vargjet, duhet patur parasysh se duhani në kohën që shkruan Bach-u ishte relativisht i sapopërhapur në masë në Evropë (erdhur këtu prej kontinentit të ri). Në ato kohë, përdorej vetëm duhan i grirë për pipat a llullat dhe këto të fundit ishin prej qeramike a porcelani, kryesisht ngjyrë të bardha dhe së fundi, akoma nuk ishte zbuluar fakti se pipat mund të prodhoheshin edhe prej druri, pra shqope dhe mbi të gjitha se duhani, dëmton shëndetin. (I.V.B.)

S o o f t i c h m e i n e T o b a c k p f e i f e …

Sa here që pipën marr dhe me duhan e ngjesh,
tek pi, që kohën të shkoj, – nënqesh.
E thith atë, paf-puf dhe trishtueshëm mendoj,
se,
si unë, si pipa ime e duhanit, jemi njësoj.

Si unë, si pipa që veç kundërmon kur djeg,
prej balte jemi krejt.
Në baltë kthehet pipa, po të bjerë, të bëhet cop’ e çikë,
njësoj dhe unë, baltë do të bëhem një ditë.

Pipa zakonisht, është e bardhë, nuk merr ngjyrë,
por,
kur e përdor për kohë të gjatë,
nxihet, merr të tymit zgjyrë.
Dhe unë kur të vdes, do të jem i verdhë, mehit i zbetë
dhe do të nxihem pastaj sa të varrosem,
të shkoj në tjetrën jetë.

Kur pipa ndizet, nxjerr tym, shtëllungat e saj ngrihen,
ajrit këto pastaj të lira, në çast zhduken shkrihen
dhe në pipë, nuk mbetet veçse hi.
Hi bëhet edhe lavdia, fama për çdo njeri,
për çdo njërin nga ne,
trupi kthehet, në pluhur në dhè.

Ndodh që pipa tek djeg të bukoset
dhe ti s’ke gjë në çast ta shposh, që zjarri të ajroset,
dhe ja, për lehtësi me gisht e shtyp e shpon
por ndjen sesa, të kthyherit në hi përvëlon.
Vallë në Adi a në Ferr, ku do të shkojmë,
ku digjen zjarre që trupat hi, shkrumbojnë,
kushedi sa dhimbje do të provojmë (?).

Ja kështu prej pipës së duhanit, si në këtë rast,
sa herë që shtëllunga nxjerr,
më vinë mendimet fap-fup në çast,
ndaj e thith atë duke u thelluar,
kudo që jam, në tokë, në det, në shtëpi,
a rrugës duke shkuar,
thith pipën time pra, duke medituar

Shqipëruar: Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga: I.V.B. “Lirika të Blerta”, bot. 2023, fq. 72 – 74

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments