KreuKulturë / ArtSa pak fjalë për ikjen e Mitrush Kutelit! / Nga Gëzim...

Sa pak fjalë për ikjen e Mitrush Kutelit! / Nga Gëzim Llojdia

Sa pak fjalë për ikjen e Mitrush Kutelit!
G.Llojdia

1.Kishte ardhur pranvera.Mirëpo poeti, nuk duhej të ikte.Afrimi me pjesën qiellore përbënte rrugëtimin e fundit të shpirtit të shkrimtarit, që dorëzohej definitivisht. Ai kishte ardhur në jetë në vjeshtën e parë .
…Ndërmend më vjen:” Vjeshta e Xheladin beut”.
Moti regjistronte 13 shtator 1907.Edhe pse në logjikën numeristike duhej ti printe fati ngase numerologjia regjistronte më tepër numra tek që posedon energjia pozitive,Mitrushi pësoi një kalvar të gjatë në regjimin ku mbylli sytë.Më mirë në qiell se sa në tokën tonë,atje ku të priste lemeria e regjimit.
Ishte java e parë e fillim majit të vitit 1967.Mitrushi atë ditë maji çuditërisht iku.
2.
Ikja e Mitrush Kutelit.
Gazeta letrare e kohës :”Drita” viti 1967 e paraqet ikjen e shkrimtarit të madh Mitrush Kutelit vetëm në një cep në një qoshe të kolonës me foto dhe 19 rreshta të shkruar nga Lidhja e Shkrimtarëve.Ja njoftimi i shkurtër çuditërisht për Mitrushin.
” Më 4 maj thuhet në këtë njoftim, vdiq në Tiranë pas një sëmundje të gjatë në moshën 60 vjeç,shkrimtari Dhimitër Pasko(Mitrush Kuteli).
Dhimitër Pasko me talentin dhe aftësitë e tij si shkrimtar dhe përkthyes kontribuoi në prozën shqipe dhe në përkthimin e disa veprave të rëndësishme botërore dhe veprave të realizmit socialist. Shumë shkrime të tij pra çlirimit dhe ato që krijoi pas çlirimit përshkohen nga fryma popullore nga dashuria për fjalën shqipe dhe për vendin. Me përkthime ai ndihmoi në lëvrimin e gjuhës letrare dhe në pasurimin e kulturës sonë. I shprehim ngushëllimet tona familjes dhe afërmve për humbjen e parakohshme”.
3.
Përse kaq pak fjalë, për shkrimtarin,ekonomistin,që shkroi dhe kontriboi aq shumë për letrat shqipe?Në dy regjime të ndryshme.

Përse regjimtarët kanë frikë nga fjala?

“

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit