Takim me Diellin : 1 orë në ditë!
Shkaku- Qëllimi
A është një nga ato të quajturat binome të pa ndara pak rëndësi ka. Ajo që ndodh, pse-ja dhe ku do dalë, shqetëson këdo.
Pandemia solli një shqetësim total por edhe një shfrytëzim total të rastit. Ajo që dallon është e drejta që ju dha organeve të rendit të kontrollojnë dhe frymëmarrjen tonë. U imponua pa as edhe një kur lloj kundërshtimi substancial nga opozita. Kishin frikë mos ngelesh in të ekspozuara apo kufizimi i “nevojshëm” i të drejtave u shkonte për shtat?!
Aty ku ushtrohet shtypje do ketë dhe dhembje dhe instikte do zgjohen. Kompleksivit me uniformë shkopi i ngelet i ngjitur në dorë – ai tjetri gjen rastin dhe me errësirën më të parë “hakmerret” jo për atë që ju thye shkopi në kurriz a i mbeti ndër brinjë por për veten e vet që asnjë se dëgjon e që s’ka pushtet.
Si filmat Tomi e Jerry, përditë shkatërrohej një shtëpi, në këtë rast llogarinë e dëmeve se paguan as njëri nga të dy.
- Nestor Dede/Athine, mars 2021
