Tuesday, January 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSami Basso: Njeriu që jetoi më shumë se çdo pacient tjetër me...

Sami Basso: Njeriu që jetoi më shumë se çdo pacient tjetër me sindromën e progerisë ka vdekur

Sami Basso: Njeriu që jetoi më shumë se çdo pacient tjetër me sindromën e progerisë ka vdekur

Ai dha frymën e fundit në moshën 28 vjeçare

Sami Basso, njeriu që jetoi më shumë se çdo pacient tjetër progeria, ka vdekur në moshën 28-vjeçare.

Kjo është një sindromë e rrallë që shkakton plakjen e parakohshme të trupit. Mjekët u kishin thënë prindërve të Basos se ai do të jetonte maksimumi deri në moshën 13 vjeç. Megjithatë, ata kërkuan menjëherë ndihmën e shkencëtarëve në Evropë dhe veçanërisht në Amerikë, ku kërkimi ka bërë përparim të madh.

Sami Basso, me origjinë nga zona e gjerë e Vicenzës, studioi shkencat e natyrës dhe krijoi një organizatë jofitimprurëse me objekt sëmundjen nga e cila vuante, me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve.

Pesë vite më parë ai u nderua nga Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, me titullin Kalorësi i Republikës Italiane.

N.Dede _Athinë

@Newsin.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments