Wednesday, May 15, 2024
spot_img
HomeAktualiteti“SHBA të qëndrojë larg”, Irani deklarohet sërish për sulmin ndaj Izraelit, e...

“SHBA të qëndrojë larg”, Irani deklarohet sërish për sulmin ndaj Izraelit, e quan të përfunduar

“SHBA të qëndrojë larg”, Irani deklarohet sërish për sulmin ndaj Izraelit, e quan të përfunduar

Misioni i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork tha se sulmi ishte një përgjigje ndaj “agresionit izraelit kundër objekteve tona diplomatike në Damask”.

Misioni iranian tha se çështja “u konsiderua e përfunduar”, ndërsa bëri thirrje që SHBA të qëndrojë larg nga ky konflikt.
Irani përmendi nenin 51 të Kartës së OKB-së për sulmin e tyre, duke njoftuar se nuk do të kryejë sulme të mëtejshme.

“Sidoqoftë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt midis Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!”, tha Misioni i Përhershëm i Iranit në një deklaratë në X.

Neni 51 i Kartës së OKB-së thotë se shtetet anëtare kanë “të drejtën e vetëmbrojtjes individuale ose kolektive nëse ndodh një sulm i armatosur”.

Av. Edmond Petraj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments