KreuKulturë / ArtMË PËLQEN EDHE DUA, NË DUAR TË MBAJ DY MOLLËT E TUA/.Shqipëroi:...

MË PËLQEN EDHE DUA, NË DUAR TË MBAJ DY MOLLËT E TUA/.Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©

MË PËLQEN EDHE DUA,
NË DUAR TË MBAJ DY MOLLËT E TUA,

Paulus Silentiarius, i dashuruar …
funksionar i lartë, kryeshambellani i perandorit Justinian

Filini!
Më të ëmbla janë ravijëzimet,
që mosha së bashku me kujtimet,
të la në fytyrë,
sesa,
lëngështimi i qumshtë i rinisë,
shënjë e papjekurisë.
Filini!
Sido që të jetë, më pëlqen edhe dua,
në duar të mbaj dy mollët e tua,
dy mollë të mëdha, të bëra, të rënda,
që poshtë degës varen të ëmbla.
Jo!
Më mirë mollët e tua, të buta kuqoshe,
sesa të rejat, përpjetë majoshe.
Filini!
Vjeshta jote, më lart, më bukur qëndron,
pranverës ja hedh, ja stërkalon.
Ti ke dimër të nxehtë, ke prush, përvëlon,
më tepër se korriku që tjetra ofron.

Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Tek Antolgj. Palatine, vol. 5-të, nr. 258

P. Silentiarius ishte poeti bizantin më i dëgjuar i shek. 6-të pas Kr., por për fat të keq, rreth tij dihen pak gjëra. Kështu për të dihet vetëm se, në oborrin e perandorit Justinian, ai kish funksionin e lartë të Silentiariusit (ruajtësit të qetësisë), pra funksionin e kryeshambellanit (mes tridhjet të tillëve). Thuhet pastaj, se ai rridhte nga një familje fisnike dhe se kish një erudicion të gjërë. Ai njihet si autori i 79 epigramave lirike dhe erotike, një prej të cilave është edhe e mësipërmja.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit