Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiShehi ngre dyshimin: Mosbindja civile ka tjetër prapavijë… “Pse nuk dolën për...

Shehi ngre dyshimin: Mosbindja civile ka tjetër prapavijë… “Pse nuk dolën për Berishën”

Shehi ngre dyshimin: Mosbindja civile ka tjetër prapavijë…

“Pse nuk dolën për Berishën”

“Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën”. Kështu u shpreh në një program televiziv kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, një ditë pasi deputetët opozitarë dogjën karriget në parlament dhe paralajmëruar që e njëta situatë do të ndodhë edhe në seancat e radhës. Për Shehin opozita nuk duhet të zhvlerësojë armën më të madhe të saj, që është parlamenti.

“Kush është kjo opozitë që i heq vetvetes armën kryesore jetën parlamentare, betejat në komisione, kemi kaq shumë gjëra për të bërë në parlament së është një rrugë pa krye. Institucioni opozitar që e ka paguar më shumë këtë çmim ka qenë parlamenti. I jemi drejtuar protestave nuk kam asgjë kundër po ku të çon kjo linjë politike, a ka krye? Ka vazhdim? E zëmë të mirëqenën që Salianji është dënuar me pa të drejtë, nuk është çështje për t’u dënuar një vit, por e zëmë që është e padrejtë, po hajde mbroje në parlament këtë punë, në komisione diskutoje këtë çështje.

Nëse do dilnim nga parlamenti për Salianjin, do të ishte më e ndershme të kishim dalë për Berishën. Që është një dënim i padrejtë. Ne kemi Berishën atje 6-7 muaj, po nuk kanë dalë nga parlamenti këta zotërinjtë. Do të ishte më logjike kjo që them unë. Po zhvlerësojmë institucionin dhe armën më të madhe opozitare që është parlamenti”.

Duke e konsideruar parlamentin si asetin më të madh të opozitës, Shehi theksoi se aty opozita duhet të bëjë luftën e saj kundër qeverisë, krahas asaj në media dhe protestave.
“Nuk i jam bashkuar ndonjëherë këtyre gjërave, nuk është kjo formula për të protestuar. Parlamenti është aset i madh i opozitës mundësi për të debatuar e bërë luftën elektorale. Djegia e karrigeve nuk është gjë e jashtëzakonshme nuk më shqetëson kjo.

Unë gjykoj që opozita duhet të bëjë një opozitë 360 gradë, luftë parlamentare, luftë në rrugë, demonstrata, protesta, luftë në media kundër qeverisë, në raport me ndërkombëtarët. Janë 4 komponentë madhorë në 360 gradëshin opozitar dhe nga këto gjysmën e fushës e mban parlamenti”, deklaroi Shehi në A2.
Situata e djeshme në parlament dhe thirrjet radikale për mosbindje civile, për Shehin, kanë tjetër prapavijë, që sipas tij është mbyllja e parlamentit opozitar, ku mbrojtja për Salianjin sipas tij, do të ishte më e mirë.
“Unë mendoj që ka një prapavijë tjetër që është meqë këtu brenda opozitës ky grup ka një presion mbi rrugën e demonstruesit dhe ta mbyllin parlamentin opozitar dhe mos të kenë mundësi të flasin dhe të shprehin idetë e tyre.

Kjo është ide e gabuar. Do shkojmë në 7 tetor në protestë, uroj që të jetë e madhe, por larg qoftë nëse nuk është kaq e madhe, si i bëhet të nesërmen? Përditë shtinë nga një ide të re radikale, kush të bëjë radikalin më shumë dhe tani thonë mosbindje civile. Çdo me thënë? Që nuk do paguajnë taksat. Unë nuk e mendoj për vete, që shqiptarët në datën 8 nuk do paguajnë taksat, do bllokojnë portet e aeroportet. Jam dakord për protestë të madhe po hajde t’i kthehemi jetësparlamentare edhe Salianji mbrohet më mirë në parlament e komisione. Vërtet mendoni ju që do të bllokohet Shqipëria? Jo”, theksoi Shehi.

Ai e quan normale kërkesën për lirimin e Berishës, i cili sipas Shehit nuk duhet të ishte arrestuar fare, por kjo sipas tij nuk e zgjidh çështjen opozitare për zgjedhjrt e tjera.
“Unë jam prej atyre që kam thënë që Berisha nuk duhet të ishte arrestuar fare. Me këtë sebep edhe Berisha ka bërë heroin e kësaj pune, të kishte një jetë normale, të vinte në parlament dhe le ta kërkojnë dhe do të ishin hipokritë nëse nuk e kërkojnë lirimin e Berishës, por kjo nuk zgjidh çështjen opozitare për zgjedhjet e tjera”.
Ndërsa për qeverinë teknike, Shehi sjell në vëmendje historikun e dështuar të tyre dhe thotë se Rama nuk mund t’ua japë gratis për mëshirë 6 muaj para zgjedhjeve. Sipas tij Maqedonia e Veriut e ka zgjidhur me ligj këtë çështje.

“Është ide si kjo mosbindje civile, kush do an e japë këtë gratis Rama, për mëshirë, tolerancë? Për çfarë kur ka ndodhur që një km të ikë 6 muaj para zgjedhjeve? Edhe historiku ynë me qeveri teknike ka qenë i dështuar. Nuk jam më për këto teza. Ideale do të ishte që të kishim një qeveri të paanshme që të na çonte për zgjedhjet siç e ka Maqedonia, që e ka me ligj kurs ene kërkojmë diçka që e dimë shumë që nuk do të na i japin”.

Rrëzimi i kësaj qeverie, thekson Shehi në A2, vjen vetëm me votë dhe ai i propozon opozitës që të kthehet në parlament për të bërë luftën e saj.

“Qëllimi ynë është të rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar, të thyejmë autokracinë e Ramës dhe formula finale është; do ta thyejmë me votë, apo do marrim pushkët? Unë do të isha për të dyja po a kemi mundësi? Me votë do të shkojmë si përherë. Për mua është të kthehemi në parlament, të bëjmë propozimet e luftën tonë politike, pastaj demonstratat të bëhen plot, të mos i lodhim njerëzit se duhet të reagohet para zgjedhjeve”

@NewsIn.,Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments