KreuPe Korçe"Shkau" dhe usta Dhori, kaq e pati...Piu, ç'piu- puthu, ç'puthu, vetëm Miloja...

“Shkau” dhe usta Dhori, kaq e pati…Piu, ç’piu- puthu, ç’puthu, vetëm Miloja i del përpara…

“Shkau” dhe usta Dhori, kaq e pati…Kur i tregoi nipçja rrogat e majme të (k)analistëve, ca si biçim ekspertëve, ca të “njohurve” të panjohur në qytet, ca “emrave” të paemër, ca “topkave” e “bolkave” me xhel e pa xhel, ca “terneneçka”- kafeneçka…e ca, e ca, cacave pafund, ustai mblodhi gjithë shokët, që nga Nasi e Nuçi, Lipja e Lamja, Çimi me Çeçon, Calja e Cilja dhe me një qemane në dorë filluan të këndonin me iso…
U çuditën i madh e i vogël kur i dëgjuan…labçe me qemane s’ish dëgjuar ndonjëherë në Korçë…
Po çfarë keni o të uruar, pyesnin njerëzit…lumturojuni…erdhën festat dhe vërtet që pas më shumë se dyzet viteve punë merrni 16.000 lekë pension, por aman do fitoni dhe shpërblim …Hani çorbë dhe lakror, pini birra dhe ilaçe, lahuni dhe ngrohuni sipas kohës…festen mënjanë dhe syçkën diellit…
Kush do gjel, hare dhe “muziqi”, të lëpijë buzët dhe mos harrojë të puthë Milon…

(mallaxhiu i panjohur)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit