Emrat e mbi 637 mijë personave figurojnë në një format Exel, i cili ka qarkulluar me shpejtësi dje në media. Duke ju referuar gazetës “Sot”, e cila disponon materialin e plotë dhe për korrektesë po publikon të dhënat vetëm për disa emra publikë, të cilët njihen nga lexuesi. Interesant është fakti se në Shqipëri ka individë me pagat jashtëzakonisht të larta. Databaza që është publikuar mban të dhënat e pagave që janë derdhur vetëm në muajin janar të2021. Personi me numër rekord është një punonjës i Shërbimit Informativ, i cili mbetet i paidentifikuar. Paga e tij në janar ka qenë 580 milionë lekë të vjetra. Më pas vjen Ben Blushi, ish-deputet dhe drejtor i Top Channel në atë kohë. Në këtë televizion ai ka përfituar mbi 240 milionë lekë në muaj të vjetra, duke u bërë personi i dytë nëvend më i mirëpaguar. Më pas vijnë disa agjentë po të SHISH me paga të jashtëzakonshme, si dhe disa gazetarë, pronarë fondacionesh dhe pronarë spitalesh. Po ashtu janë disa kompani private, krerët e të cilëve kanë paga të lart. Sa i takon gazetarëve, rezulton se Baton Haxhiu ka marrë një rrogë shumëtë lartë si agjent marketingu i Spitalit Amerikan, ndërkohë kanë dalë dhe pagat e disa gazetarëve të njohur si Armand Shkullaku, Andi Bejtja, Eni Vasili, Arjan Çani, etj. por ajo që ngre dyshime është se në databazë mungojnë të dhënat për Blendi Fevziun, i cili ishte i pari që njoftoi ekzistencën e kësaj liste. Ndërkohë sipas të dhënave, në krye janë kryesisht të huaj që drejtojnë kompani në vendin tonë, kryesisht ato të naftës. Ndërkohë gazeta po publikon të dhëna edhe sa i takon pagave të disa gazetave të njohur në vend, ku figurojnë jashtëzakonisht të mirëpaguar. Sa i takon drejtësisë më të pagurit janë anëtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme, ndërsa sa i takon politikës presidenti ka pagën më të lartë me ligj dhe vjen Kryeministrit. Por ajo që bie në sy është se ministrja e Transportit Belinda Blluku ka deklaruar pagë më të lartë se të gjithë ministrat e tjerë.
Ndërkohë Ben Blushi e ka hedhur poshtë këtë pagesë du ke deklaruar se ka pasur një rrogë 20 herë më të ulët.
@NewsIn.Al

