Monday, May 19, 2025
spot_img
HomeAktualitetiShkencëtarët çekë, gjejnë “thesarin e çmuar” në Kolonjë…

Shkencëtarët çekë, gjejnë “thesarin e çmuar” në Kolonjë…

ZBULIMI I MADH në Shqipëri

Shkencëtarët çekë, gjejnë “thesarin e çmuar” në Kolonjë…

Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në Kolonjë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur “Liqeni Neuron”.

Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, në Leskovik shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash, të cilat i kanë eksploruar në detaje.

Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.

Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments