Monday, April 21, 2025
spot_img
HomeAktualitetiSa duam të gënjejmë veten...Ne edhe bastet i luajmë "kontrabandë"!

Sa duam të gënjejmë veten…Ne edhe bastet i luajmë “kontrabandë”!

Sa duam të gënjejmë veten…Ne edhe bastet i luajmë “kontrabandë”!

Bastet luhen përditë, në Greqi, Maqedoninë e Veriut, on line dhe 1000 mënyra të tjera kurse këta diskutojnë ligjet e Las Vegasit!

Bastet “ilegalisht” luhen dhe në çdo cep të Shqipërisë! Baste që luhen dhe shteti nuk vjel asnjë taksë!
E keni llogaritu sa baste luhen në Greqi nga shqiptarët, nëpërmjet emigrantëve që jetojnë aty?! Sa euro ikin në ditë?
Thjesht me një mesazh në inbox…dhe luan pa asnjë problem se nuk kontrollohet diçka që e lejon gjithë bota e qytetëruar!
Pse gënjejmë veten?! Emigrantët kudo kanë llogari .. kush mund ta ndalojë dikë të luajë baste në shtetet fqinjë?
Përditë kalojnë kufirin…venë baste, kthehen dhe pikat e basteve nëpër qytetet kufitare fërkojnë barkun me lekët tona!
Vazhdoni flisni për ligjet e basteve…vetëm na tregoni një mënyrë që një njeri sot mund të pengohet të luajë?!
Kontrolloni mesazhet në inbox në fb? Sa shumë të tilla janë për baste …Selaniku, Kosturi, Florina, Ohri, Struga ja ku janë…
Si mund të pengohen?!
Sa më shpejt të legalizohen, aq më shumë euro në buxhetin e shtetit!

E o zot, thonë disa qytetarë kur i pyesm…qëmoti luanim 200-300 leka bast dhe iknim në shtëpi si njerëz…sot detyrohemi të luajmë fshehur nëpër klube, të pimë ndonjë gotë dhe të presim përfundimet!

Herë pas here vjen dhe kontroll ” i befasishëm” që arreston dikë që ka ndonjë bast nëpër duar!

Je dënuar ndonjëherë , pyetën një emigrant në polici në Selanik?

– Po u përgjigj i shkreti….më arrestuan në Shqipëri se vura 5 Euro bast që fiton Reali me Barcelonën!!!

Edhe në kohën e diktaturës në qytetet kryesore luanim baste…nuk na arrestonte kush, ndonëse dhe atëhere nuk lejoheshin me ligj.

Dhëntë zoti të hymë dhe në Europë, jo vetëm gjeografisht!

@ NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments