KreuAktualitetiLiverpool kalon në finalen e Kupës së Ligës me paraqitje të shkëlqyer

Liverpool kalon në finalen e Kupës së Ligës me paraqitje të shkëlqyer

Liverpool kalon në finalen e Kupës së Ligës me paraqitje të shkëlqyer

Në një paraqitje mjaft të theksuar, Liverpool mposhti Tottenhamin 4-0, duke dëshmuar se humbja 1-0 në ndeshjen e parë në Londër ishte shumë e vogël për t’i ndaluar ata në rrugën e tyre drejt finales. Në finale, e cila do të zhvillohet më 16 mars në Wembley, ata do të përballen me Newcastle, duke kërkuar të fitojnë trofeun për të dytin vit radhazi.

Hakpo hapi rezultatin për kryesuesit e Premierligës në minutën e 34-të me një asistim të Salah. Në pjesën e dytë, “të kuqtë” ishin të stuhishëm, me Salah që shënoi nga penalltia në minutën e 51-të dhe Szombossly zgjeroi diferencën në minutën e 75-të në 3-0.

Van Dijk e përfundoi paraqitjen mbresëlënëse në minutën e 80-të, ndërsa më herët, në minutën e 78-të, Son goditi shtyllën për Tottenham.

Rezultatet e ndeshjeve të kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Ligës angleze (rezultati i ndeshjeve të para është në kllapa):

Newcastle-Arsenal 2-0 (2-0)Liverpool-Tottenham 4-0 (0-1)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit