“Shpejt dhe ngadalë”
Selanik_ Anila Rezhda
Mos u nxito, mos u vono !Duro
Një kryefjalë shkruaj posi kjo
Vare në gjoks posi hajmali
Ruaje në diell dhe në shi
Me lule rotull teje mos u merr
Dhe i pa trëmbur gjer në varr e shpjerr
Mos u nxito! Pa mënd mos u vono!
Kur shpirti sulet ti mos u vono
Mejtohu mirë udhën drejt e nis
Dhe sul tutje me mish dhe me shpirt
Ngadalë! Kurrë s’ndreqet një lajthim
I bëre pa hesap dhe pa peshim
Mos u vono! Se tutje sulet jeta
Kalo si trim guxo pa ardhur vdekja
Një punë bëj të lartë dhe të fortë
Të cilën koha kurrë s’mund ta mposht
Mbi dhenë nam të mirë lër përjetë
S’prish punë që si shokët vdes dhe vetë
Mos u nxito! Mos u vono! Mejto
Gurët e fatit qetazi duro
Detyrën kij si prijës kryesisht
Bëj gjithnjë të drejtën burrërisht
Mos u nxito! Mos u vono! Pa fjalë
Zoti në fund të nxjerr faqebardhë.
[Von Goethe] Perle! ❤
Muaj të mbarë!❤NilaR
@NewsIn.Al

