Thursday, October 22, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShpërthen çanta me dr'ogë dhe ek'sploziv në Athinë, 4 të pla'gosur, mes...

Shpërthen çanta me dr’ogë dhe ek’sploziv në Athinë, 4 të pla’gosur, mes tyre 2 policë! Njëri në gjendje të rëndë

Katër persona, mes tyre dy efektivë policie, mbetën të plagosur nga një shpërthim në hyrje të një pallati në qendër të Athinës. Në çantën që shpërtheu dyshohet se kishte drogë dhe një mjet shpërthyes të improvizuar.

Ngjarja ndodhi këtë të mërkurë, në rrugën Platonos, në zonën Kolonos të kryeqytetit grek.

Sipas raportimeve të para, administratori i pallatit kishte telefonuar policinë për të njoftuar se në hyrje të ndërtesës ishte lënë një çantë që përmbante drogë, duke kërkuar që efektivët të shkonin për ta marrë.

Dy policët që mbërritën në vendngjarje hapën çantën dhe, sipas dëshmisë fillestare të njërit prej tyre, gjetën materiale që dukeshin si drogë, një peshore dhe disa pilula.

Në rrethana ende të paqarta, një mjet shpërthyes i improvizuar që dyshohet se ndodhej brenda çantës shpërtheu, duke plagosur katër persona

Mes të plagosurve është edhe administratori i pallatit. Të katërt u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa njëri prej policëve pësoi dëmtime më të rënda.

Në hetime pritet të përfshihen edhe efektivët e njësisë antiterrorizëm. Fillimisht u ngritën dyshime se mund të bëhej fjalë për një kurth të ngritur ndaj policisë, por këto dyshime më pas u zbehën.

Në vendngjarje ndërhynë edhe 18 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments