Shpërthim në orët e para të mëngjesit në një automjet në lëvizje ne afërsi të rrethit të Selitës.
Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit Mikel Harizaj 42 vjeç dhe pasagjeri Serini Dumi 26 vjeç.
Sipas të dhënave, 42-vjeçari Harizaj rezulton me precedentë kriminalë. Në vitin 2009, Mikel Harizaj ka plagosur me granatë tre persona, pas sherrit me to në ambientet e një lokali, në Selenicë të Vlorës.
@NewsIn.Al

