KreuBotaVARGJE TË ARTA PREJ - HEINRICH HEINE “Një pyetje drejtuar Detit të...

VARGJE TË ARTA PREJ – HEINRICH HEINE “Një pyetje drejtuar Detit të Veriut”

VARGJE TË ARTA PREJ – HEINRICH HEINE
“Një pyetje drejtuar Detit të Veriut”
—-

Buzë detit të shkretë në të mbrëmjes muzg – vegim,
Qëndronte dikush, as i ri, por dhe as i moshuar,
Mbushur zemrën, melankoli dhe trishtim,
Pyeste valët që vinin e shkonin pa pushim:

“O Valë!” Zgjidhmëni ju lutem të jetës gjë a gjëzë,
Atë engmë, atë ankth, të vjetër sa s’ka,
Për të cilën kanë vrarë mëndjen, aq koka të mëdha,
Koka dijetarësh që veç mendojnë dhe dinë,
Koka të lashta që me hieroglifet punuan u mpinë,
Koka me turban mbështjellë, të shkretëtirave koka,
Koka me bereta të mesjetës veneciane,
Koka me paruke të periudhës perandorake,
Koka të ditura, mijra, mijra me mënd shumë,
Më thoni:
Cili është kuptimi i njeriut, i një njeriu çfardo pra, si unë?
Prej nga erdhi ai? Dhe për ku po shkon?
Më thoni o valë, kush vallë lart tek yjet jeton?

Por valët në punën e tyre, murmuritën si përherë,
Fryu, siç fryn edhe e përjetëshmja erë,
Retë lëvizën, u shvendosën më tej,
Gjithshka në indiferencën, në ftohtësirën e vet,
Dhe njeriu kjo qënie pa mënd, pret e pret,
Aty në breg që dikush një përgjigje t’i thotë,
Qoftë dhe një të thatë, të thatë, të ftohtë,
Pret e pret, njeriu mëndjekotë‼!
——————————–
Shqipëroi: Ilia V. Ballauri ©
Nxjerrë nga vëllimi në punë e sipër me titull
“Vita Fluit ose, kompozim: Çasti dhe Amëshimi” (I.V.B.)

Christian Johann Heinrich Heine (1797 – 1856)
Heinrich Heine poet, kritik, esseist dhe satirst gjerman, me origjinë hebree i konvertuar në protestant, konsiderohet si i fundi i romantikëve.
Disa prej lirikave të tij janë shoqëruar me muzikë të kompozuar prej Schuman dhe Schubert. Haine bëri të mundur që gjuhën e jetës së përditëshme ta kthejë në gjuhë poetike, dhe plot elegancë.
Ai u përzje në çështjet politke të kohës gjë që e pagoi me dëbim prej Gjermanisë, duke jetuar në vazhdim për 20 vjet në Paris. Einrich Heine i biri i Samson Heine ra në dashuri pa sukses me Amalinë, kushërinën e vet të parë, të bijën e Salomon Heine por përfundoi më tej në krahët e Tereza Heine, të motrën e Amalisë në një të dytë dashuri po të dështuar. Studioi në universitetin e Bonit dhe në pas në atë të Gottingenit dhe të Berlinit, me profesorin e sanskrishtes këtu, Karl Bopf, i cili ka hulumtuar edhe « Memoriet e Gjin Muzakës », si dhe me F. H. West, njohësin e thellë të Homerit, ku i frymëzuar ra në dashuri pastaj përgjithmonë me veprën e Aristofanit.
Lista e veprave të Heines është tepër e gjatë, një ndër thëniet më rrëngjethëse të Heines është ajo: «Atje ku digjen libra, vjen një ditë dhe digjen edhe njërëz ! » (Dort, wo man Bücher verbrennt, verbrennt man am Ende auch Menschen)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit