KreuAktualitetiShpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi

Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi

Shpërthim pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi

Të martën në mbrëmje (me orën lokale) një shpërthim ndodhi pranë ambasadës izraelite në Nju Delhi të Indisë. Sipas burimeve qeveritare, nuk ka të lënduar. 

“Ne mund të konfirmojmë se rreth orës 5:20 ndodhi një shpërthim në afërsi të ambasadës”, tha zëdhënësi i ambasadës izraelite Guy Nir për Reuters.

Nga ana e saj, ministria e jashtme e Izraelit konfirmoi se askush nuk u lëndua dhe vuri në dukje se autoritetet izraelite po punojnë me homologët e tyre indianë për të hetuar shkakun e shpërthimit.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit