KreuKulturë / ArtShprehje nga mençuria e kulluar e një populli të largët e të...

Shprehje nga mençuria e kulluar e një populli të largët e të lashtë./ Prof.Gjergji Gusho

Shprehje nga mençuria e kulluar e një populli të largët e të lashtë.
Njerzit fatkëqinj shpesh bëhen me besëtytni, nga padituria.
Njeriu modest dhe punëtor vlen më shumë sesa njeriu i fuqishëm dhe i rrezikshëm.
Në punët e veta edhe i verbëri ka sy.
Mos i bjer atij që e ka dënuar fati.
Lakuriqit çdo këmishë i rri tamam.
Lavdërimet e tepërta çorodisin fëmijën.
Lehja e qenit nuk i pengon retë.
Kur mund të rrosh në paqe , mos trokit në derë të luftës.
Kur u bë deti kos, fukarait iu thye luga.
Kundërshtari më i rrezikshëm është miku i kthyer në armik.
Kur janë dy akçinj, gjella del o shumë e kripur, o pa kripë fare.
Ji i ndershëm në veprime me çdonjeri, do, s’do, do të nderojnë.
Kot mburret daullja, brenda është bosh fare.
Ha pak të kesh shëndet.
I mençuri flet atëherë kur të tjerët përreth heshtin.
Është më mirë të jetosh në zemrën e mikut se në shtëpinë e tij.
Frikoju nga ai që ta ka frikën.
Ec ngadalë që të arrish gjer në fund.
Edhe luani kur plaket bëhet lodër e çakejve.
Ç’sheh syri nuk sheh vetulla.
Dërdëllit shumë ai që di pak.
Ditët janë fletët e libri të jetës. Prandaj shkruaj në to vetëm bëmat e mira dhe përpjekjet ideale.

Profesor Gjergji Gusho

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit