Kitarat e vdekura…(Salvatore Quasimodo)
Toka ime është mbi lumenjtë ngjeshur me detin,
asnjë vend tjetër nuk ka një zë kështu të lehtë
ku hapat e mia koten
midis xunkthve të rënda të kërmijve.
Në erën e shqyer
kitarat e vdekura ngrefin kordat
mbi gropat e errëta, ku një dorë shkundullon
gishtrinjtë e zjarrtë.
Në pasqyrën e hënës
krihen vajzat me gjokset e portokajtë.
Kush qan?
Kush i fshikullon kuajt në ajrin e kuq?
Kush qan? Unë jo, besomë: mbi lumenj
rendin fshikujt e egërsuar të një kamzhiku, kuajt e errët, vetëtimat e squfurit.
Unë jo, rraca ime mban thika
që flakërijnë dhe hëna e plagë që djegin.
Nga postimi i gazetarit Gjergj Zefi
@NewsIn.Al

