Kreu i partisë “Liria” dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është arrestuar nga efektivët e policisë në një autostradë në Tiranë, teksa ishte duke drejtuar makinën e tij. Arrestimi i Metës vjen me urdhër të SPAK-ut (organi kompetent antikorrupsion), ndërsa ai akuzohet për korrupsion.
Ish-presidenti i Shqipërisë akuzohet për tre raste të korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, shkruan top-channel.tv. Informacionet bëjnë me dije se ai akuzohet edhe për “pastrim” parash.
Meta është shprehur se nuk është përfshirë asnjëherë në çështjet pronësore apo financiare për të cilat është akuzuar.
Ilir Meta kishte paralajmëruar një konferencë për shtyp në orën 13:40, me sa duket duke ditur arrestimin e tij të afërt, por policia e arrestoi para se të fillonte intervista.
Ndërkohë televizioni shqiptar Top Channel publikoi një video-dokument të arrestimit të ish-presidentit, në momentin që ai është i imobilizuar nga forcat e policisë.
Në video shihen policët e armatosur duke hapur dyert e mjetit ndërsa Meta dhe drejtuesi i tij bëjnë rezistencë.
Në fund efektivët e policisë e kanë nxjerrë me forcë nga makina ish-presidentin dhe e kanë futur në makinën e patrullës.(Zoungla.gr)

@NewsIn.Al

