Monday, June 1, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSHQIPËRIA NË FAZËN E GRUPEVE TË CEV EUROPEAN LEAGUE 2026!

SHQIPËRIA NË FAZËN E GRUPEVE TË CEV EUROPEAN LEAGUE 2026!

🇦🇱🏐 SHQIPËRIA NË FAZËN E GRUPEVE TË CEV EUROPEAN LEAGUE 2026!

Një tjetër mbrëmje magjike për volejbollin shqiptar në Odense të Danimarkës! Vajzat kuqezi arritën një fitore spektakolare ndaj kryesueses së grupit, Lituanisë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve të CEV European League 2026.

Shqipëria e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme, duke fituar setin e parë me rezultatin dominues 25-9. Pas reagimit të Lituanisë, që kaloi në avantazhin 1-2, vajzat tona treguan karakter, shpirt gare dhe cilësi të lartë loje, duke rikthyer baraspeshën dhe duke e çuar sfidën në setin vendimtar.

Të udhëhequra nga kapitenia Era Bici, kuqezinjtë nuk u dorëzuan asnjë moment dhe arritën të rrëmbejnë një fitore të madhe që vulosi kualifikimin historik.

⭐ Statistikat individuale të sezonit:
🏆 Best Scorer: Era Bici – 103 pikë
🏆 Best Server: Era Bici – 9 ace
🏆 Best Spiker: Era Bici – 89 sulme fituese
🏆 Best Blocker: Paola Gjata – 13 blloqe
🏆 Best Setter: Stejsi Suvaria – 88 pasime
🏆 Best Receiver: Anxhela Mehmeti – 106 pritje

Urime vajzave kuqezi për këtë arritje fantastike! ❤️🖤

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments