Wednesday, September 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiShtegëtimi i bagëtive, tradita shqiptare që hyri në UNESKO

Shtegëtimi i bagëtive, tradita shqiptare që hyri në UNESKO

Shtegëtimi i bagëtive, tradita shqiptare që hyri në UNESKO

Çdo pranverë nis udhëtimi drejt kullotave të verës dhe çdo vjeshtë rruga bëhet në drejtim të kundërt. Tufa me dele, dhi apo bagëti të tjera, barinj që ecin për ditë të tëra, qen që shoqërojnë tufën dhe familje që prej brezash përsërisin të njëjtin cikël.
Kjo traditë e vjetër, e njohur në Shqipëri si shtegtimi sezonal i bagëtive, prej vitit 2023 është pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit të UNESCO-s. UNESCO e regjistroi me emërtimin ndërkombëtar “Transhumance, the seasonal droving of livestock”, në një dosje të përbashkët të dhjetë vendeve: Shqipërisë, Andorrës, Austrisë, Kroacisë, Francës, Greqisë, Italisë, Luksemburgut, Rumanisë dhe Spanjës.
Vendimi u mor në vitin 2023, gjatë sesionit të 18-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale.

Çë ëë ë ë ëë ë?
Nuk bëhet fjalë thjesht për të çuar një tufë nga një kullotë në tjetrën. Shtegtimi është lëvizja sezonale e njerëzve së bashku me bagëtitë e tyre ndërmjet zonave të ndryshme gjeografike ose klimatike. Sipas përshkrimit të UNESCO-s, lëvizjet organizohen zakonisht në pranverë dhe në vjeshtë dhe zhvillohen përgjatë rrugëve tradicionale baritore. Barinjtë mund të udhëtojnë në këmbë ose me kuaj, të shoqëruar nga qentë dhe, në disa raste, edhe nga pjesëtarë të familjes. Por ajo që e bën këtë praktikë trashëgimi kulturore është dija që qëndron pas saj.
Për të drejtuar një tufë në një udhëtim të tillë duhet njohur territori, klima, burimet e ujit dhe kullotat. Duhet ditur kur është koha e përshtatshme për t’u nisur, si të kujdesesh për kafshët gjatë rrugës dhe si të përdorësh burimet natyrore që ofron territori. Këto njohuri nuk kanë lindur brenda një dite. Ato janë krijuar dhe përcjellë nga një brez barinjsh tek tjetri, kryesisht përmes vëzhgimit dhe praktikës.

ë ëë ë ë
Pikërisht për këtë arsye UNESCO nuk e trajton shtegtimin vetëm si një veprimtari blegtorale. Rreth tij është zhvilluar një sistem i tërë shoqëror dhe ekonomik. Ai lidhet me kujdesin, mbarështimin dhe trajnimin e kafshëve, por edhe me mënyrën se si komunitetet menaxhojnë burimet natyrore. Me shtegtimin lidhen gjithashtu gastronomia, zejet lokale dhe festimet që shënojnë fillimin ose përfundimin e një sezoni. Edhe komunitetet që jetojnë përgjatë rrugëve të shtegtimit janë pjesë e kësaj trashëgimie. UNESCO përmend rolin e tyre në ruajtjen e traditës, përfshirë organizimin e festave dhe veprimtarive që lidhen me kalimin e tufave. Në këtë mënyrë, shtegtimi krijon lidhje jo vetëm ndërmjet njeriut dhe kafshës, por edhe ndërmjet familjeve, komuniteteve dhe territoreve.

Nga Thethi në Shelegur
Tradita vazhdon të jetë e dukshme edhe në Shqipërinë e sotme. Një nga rastet e dokumentuara në vitin 2023 është ai i Dedë Çobanit, familja e të cilit e ka trashëguar zanatin e bariut brez pas brezi. Ai dhe bagëtitë e tij kalonin rreth gjashtë muaj në zonat e thella malore të Thethit, përpara kthimit në rrethinat e Shkodrës. Në juglindje është dokumentuar një tjetër shtegtim, ai i tufës së deleve të fermës Sotira, në zonën e Shelegurit, Ersekë. Në këtë rast, rruga e shtegtimit zgjaste disa ditë në këmbë. Këto janë dy shembuj konkretë që tregojnë se pas termit zyrtar “transhumancë” qëndron një praktikë që vazhdon të jetë e gjallë në Shqipëri: largimi me tufën drejt kullotave sezonale dhe kthimi pas muajsh.

ë ë ë ë
Një nga veçoritë më interesante të kësaj trashëgimie është mënyra se si ajo përcillet. Nuk mjafton një manual për t’u bërë bari që njeh shtegtimin. Sipas UNESCO-s, familjet e kanë përcjellë këtë praktikë për shumë breza përmes vëzhgimit dhe përvojës së drejtpërdrejtë.
Brezi i ri mëson duke ndjekur ata që e kanë bërë rrugën më parë: duke njohur kafshët, territorin dhe mënyrën se si organizohet jeta gjatë shtegtimit. Sot kësaj forme tradicionale të transmetimit i janë shtuar edhe veprimtari të organizuara nga komunitetet, shoqatat dhe rrjetet e fermerëve e barinjve, si edhe puna e universiteteve dhe instituteve kërkimore.

Pse e mbron UNESKO?
Vlera e shtegtimit nuk qëndron vetëm te fakti se është një traditë e vjetër. UNESCO vlerëson se kjo praktikë forcon identitetin kulturor dhe lidhjet ndërmjet familjeve, komuniteteve dhe territoreve. Ajo ruan gjithashtu njohuri të grumbulluara ndër breza mbi mjedisin, kafshët dhe administrimin e burimeve natyrore. Njëkohësisht, ruajtja e saj mund të ndihmojë komunitetet rurale në një kohë kur shumë zona përballen me largimin e popullsisë. Për këtë arsye, në vitin 2023 Shqipëria u bë pjesë e regjistrimit shumëkombësh të kësaj trashëgimie.
Shtegtimi i bagëtive mund të duket si një pamje e zakonshme e jetës së dikurshme rurale: një bari, një tufë dhe një rrugë drejt malit. Por pas saj qëndron një sistem njohurish, zakonesh dhe marrëdhëniesh me natyrën i ndërtuar gjatë shumë brezave.
Dhe është pikërisht kjo trashëgimi e gjallë që sot mban edhe vulën e UNESCO-s.(AlbaniaTv)

*Shtegëtimi i bagëtive, tradita shqiptare që hyri në UNESKO*

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments