KreuAktualitetiShtetet e Bashkuara të Amerikës bombardojnë centralet bërthamore në Iran!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombardojnë centralet bërthamore në Iran!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një ofensivë ajrore të drejtpërdrejtë ndaj tre centraleve bërthamore iraniane. Sulmi u konfirmua nga Presidenti Donald Trump përmes një postimi në platformën Truth Social, ku tha se operacioni ushtarak ndaj objekteve në centralet e Fordoë, Natanz dhe Esfahan ka përfunduar me sukses. Presidenti Trump bëri të ditur se do t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë me një fjalim lidhur me këtë operacion, të cilin e quajti një “moment historik” jo vetëm për SHBA-në, por edhe për Izraelin dhe botën në tërësi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit