KreuAktualiteti“Po vij tekti, liqeni im…”/ Prof. Gjergji Gusho

“Po vij tekti, liqeni im…”/ Prof. Gjergji Gusho

12. LIQENIT

Po vij tek ti
Liqen i dashur,
Liqen i qetë,
Liqen me valë,
Liqen gjithngjyrësh,
Liqen përrallë.

Po vij tek ti
Me ty të rri,
Se ti më ngroh,
Kur unë ngrij.
Ti më freskon,
Kur djersët fshij.

Po vij tek ti
Se kam një zjarr;
Sa s’më shpërthen,
Më bën të marrë.
Ti ma pushon
Me t’fortën valë.

Po vij tek ti
Të çlodhem pak.
Oh! Kam një gulç
Dua ta nxjerr.
Ti më qetëson,
Më jep melhem.

GJ , GUSHO

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit